rihanna-anti-leaks-online-early

Albumi i shumëpritur i Rihannës i titulluar “Anti” është publikuar tashmë online, shumë më parë se çfarë ishte parashikuar.

Albumi i tetë i këngëtares 27 – vjeçare, është i përbërë nga 13 këngë dhe është i dosponueshëm për t’u blerë, ose për t’u dëgjuar në faqen Tidal. Nga lista e 13 këngëve të bie në sy kënga “Work”, bashkëpunimi i RiRi me reperin Drake.

Ky është album i shumëpritur nga fansat e këngëtares nga Barbados, vjen pas atij të vitit 2012 “Unapologetic”.

Vetë këngëtarja ka investuar shumë kohë dhe energji për realizimin e këtij albumi, duke refuzuara edhe evente të rëndësishme siç ishte sfilata e “Victoria’s Secret”./tvklan.al