Në Arabinë Saudite pas 37 viteve do të rihapen kinematë. Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nënshkroi dekretin, që i lejon ato të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Kjo konsiderohet si një lëvizje e rëndësishme për më tepër liri, në një prej shoqërive më konservatore të botës.

Ministria e Kulturës dhe Informacionit njoftoi se do të lëshojë licencat menjëherë dhe se kinematë e para pritet të hapen gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

Ky vendim është pjesë e programit të reformës sociale dhe ekonomike të “Vizioni2030’ të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.

Sipas Ministrisë së Kulturës hapja e kinemave do të jetë shtysë për rritjen ekonomike si dhe do të rrisin mundësitë për argëtim.

Para pak kohësh në Arabinë Saudite janë lejuar që gratë të shkojnë në stadium dhe të drejtojnë makinat.

Klan Plus