Edhe këtë fundvit ka dalë në modë një trend i ri për flokët. Festat kanë shumë shkëlqim dhe ai nuk mund tu  mungonte flokëve të vajzave.

Nuk ka rëndësi  ngjyra e flokëve tuaj, e rëndësishme është tu shtoni atyre xixa. 

Diva e muzikës Beyonce përdor shpesh xixa dhe duket mjaft tërheqëse. Paraqitja e saj ka bërë që shumë vajza ta ndjekin si model.

Xixat në  flokë janë përdorur fillimisht në vitet 1990 dhe sërish po kthehen  për  ti  ndryshuar flokët e për tu përshtatur me atmosferën festive. 

Stilistët thonë se kjo është një mënyrë se si vajzat të shndrijnë si një diamante, e të duken si princesha.

Burimi: Klan Plus