dhuna

Skenat e dhunës janë rikthyer në sheshin përpara parlamentit në Kiev, gjatë të cilave pati edhe shumëtë plagosur.

Protagonistë janë mbështetësit e të ashtuquajturit “sektor i djathtë”, grupimit të ekstremistëve të djathtë që një vit më parë udhëhoqën protestat për rrëzimin e ish-presidentit filo-rus Viktor Janukoviç.

Dhuna arriti kulmin, kur ata hodhën granata në në këmbët e policëve. Sipas autoriteteve, 100 persona nga të dyja palët mbetën të plagosur nga përleshjet.

Protestat nisën pasi parlamenti ukrainas miratoi ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë procesit të decentralizimit të rajoneve. Këto ndryshime nuk parashikojnë autonomi për rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut me popullsi rusishtfolëse. Këtyre rajoneve, që kundërshtojnë varësinë nga qeveria properëndimore e Kievit, u jepet një status special që sipas ekstremistëve të djathtë, u hap atyre rrugën drejt vetëqeverisjes së plotë.

Tv Klan