“Gënjeshtër pas gënjeshtre”, ishte vepra që riktheu si aktor Mehmet Xhelilin. Në  veprën e skocezit Anthony Nelson me regji të Qëndrim Rijanit, ai bashkë me Genci Fugën ishin dy policët që si aktorë kishin peshën kryesore dhe si personazhe ishin strumbullari i gjithë ndodhive. Tani që “Gënjeshter pas gënjeshtre” e mbylli ciklin e saj të shfaqjve në Tetarin Eksperimental të Tiranës, për Mehmet Xhelilin kjo riprekje e magjisë teatër i pati të dyja anët e medaljes.

https://www.youtube.com//embed/fvloyM4foY8

Figura e policit ishte një peng për aktorin, pasi ftesën e parë për ta interpretuar atë e refuzoi.

Për aktorin, regjisorin dhe pedagogun në Universitetin e Arteve, pengu për të interpretuar një personazh të caktuar gjatë karrierës është më i vogli në krahasim me zhvillimin e teatrit sot.

Sot thotë Mehmet Xhelili teatri nuk po i shërben qëllimit për të cilin grekët e lashtë e krijuan, pastrimin e shpirtrave.

Me gjithë rrugën me pengesa, me një teatër në tranzicion të vazhdueshëm si dhe vetë shoqeria, Mehmet Xhelilin nuk e lë ëndrra e fëmijërisë për të ndarë me njerezit përmes skenës vepra që i flasin kohës. Një nga projektet e ardhshme është vënia në skenë e romanit  “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, e Dritëro Agollit.

Tv Klan