“Rilindja Urbane” dhe abuzimet e projektit në Bashkinë e Belshit



Qytetari nga Belshi, Çaush Tafani, tregon për emisionin “STOP” se në emër të projektit të “Rilindjes Urbane”, bashkia i shembi objektin 3 katësh, 1 kilometër larg qendrës së qytetit.

Kryebashkiaku Arif Tafani thotë se faza e dytë e projektit të “Rilindjes Urbane” e kapte edhe objektin e prishur. Por grupi prej 5 ekspertësh, përveçse pa licensë, nuk ka zbritur asnjëherë në terren, për të bërë vlerësimin e objektit.

Këtë e pranon edhe njëri prej ekspertëve, Erdison Baxhija. Si përfundim, ndërtimi tre katësh është konsideruar si një katësh nga grupi i vlerësuesve.

“Tokën e kam blerë me dokumente. Unë e kam marrë këtë tokë nga legalizimet, me çertifikatë pronësie, me leje ndërtimi, me lejen e Bashkisë. Kati i parë ka qenë lokal-restorant, ndërsa kati i dytë dhe i tretë banesë, ku kemi jetuar 5 kurora.”

Çaush Tafani shprehet se objekti u prish, sepse e kapi projekti “Rilindja Urbane”, por kur ka komunikuar me kryetarin e Bashkisë Belsh i është thënë se objekti nuk ishte i përfshirë në projekt, pasi ishte 1 kilometër larg qendrës.

Gazetari – Grupi, i cili do të nxirrte çmimin për shpronësimin e objektit tuaj, a ka ardhur të bëjë matjet?

“Nuk ka ardhur fare! E kanë shpronësuar nga zyra.”

Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Bashkisë Belsh dhe ka komunikuar me inxhinier Erdison Baxhija, i cili shprehet se nuk kanë qenë në objekt dhe se vlerësimi është bërë në bazë të 125 metrave katror që kanë qenë në çertifikatën e pronësisë.

Gazetari – Si mund të bëhet një vlerësim nga zyra?

Inxhinieri – Grupi i komisionit është ngritur nga një urdhër i brendshëm i kryetarit të Bashkisë. Grupi i punës ka qenë i përbërë nga profesionistë.”

Emisioni “STOP” ka mundur të sigurojë një dokument nga Ministria e Zhvillimit Urban, ku konstatohet se të gjithë anëtarët e grupit, i cili do të vlerësonte objektet që do të shpronësoheshin nga ky projekt, nuk janë të licensuar, pra puna e tyre automatikisht bie poshtë.

Gazetari – Ju jeni i licensuar?

Inxhinieri – Jo, nuk jam i licensuar. Mendoj se kemi bërë punën tonë.

Çaush Tafani thotë se vlerësimi që është bërë për shpronësimin e objektit të tij është i vlerës 17 milionë lekë të vjetra, ndërsa investimi që ka bërë shkon në 178 milionë lekë të vjetra.

Gazetari – Janë 140.8 metër katror që nuk janë përllogaritur sipas çertifikatës së pronësisë.

Inxhinieri – Këtu ka qenë një gabim nga ana jonë që nuk është parë kati i parë.

Gazetari – Ku keni qenë që s’e keni parë?

Inxhinieri Ajo është e dukshme. Kjo mund të korrigjohet me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Urban, për gabimin që është bërë nga ana jonë dhe për rivlerësimin e objektit.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka shkuar te specialisti i financës së Belshit. 

Gazetari – Do të pyesnim për këto pagesat e shpronësimeve që janë bërë për këtë projektin Rilindja, pse s’kanë kaluar?

Financieri – Për kë e ke fjalën ti?

Gazetari – Për Çaush Tafanin.

Financieri – Ne e kemi çuar në Tiranë komplet, se i plotësojmë të gjithë dokumentet dhe ia dërgojmë Tiranës, se ata e kanë fondin.

Gazetari – Kur ja keni dërguar?

Financieri –  Ohu, këto janë dërguar… kanë kohë.

Çfarë do të ndodhë me Çaush Tafanin, a do të rivlerësohet objekti i tij dhe a do t’i marrë ndonjëherë ato para?/tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*