Gjatë dy javëve të para të muajit Shkurt, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Rinas, në dalje janë evidentuar dhe kthyer 63 persona të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.

Gjithashtu në hyrje janë kthyer 6 shtetas të huaj të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit në vendin tonë. Në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre që qarkullojnë me dokumente të falsifikuara, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 10 raste, ku 4 raste janë proceduar me arrest në flagrancë.

Njëkohësisht janë proceduar penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit”, 15 shtetas. Po nga Policia Kufitare e Rinasit  janë proceduar 2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur.

Janë kapur 4 persona në kërkim, si dhe janë ndaluar 3 shtetase të cilat ishin  shpallur në kërkim për largim nga banesa. Përmes aeroportit të Rinasit, në vendin tonë kanë hyrë 32.143 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë 28.528 shtetas shqiptarë e të huaj.

Policia bën me dije se edhe në ditët në vijm do vijojë puna me intensitet për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë. /

tvklan.al