Rama: Shtëpitë individuale përfundojnë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, të shoqëruar edhe nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj u ndalën këtë të martë në Pezë, ku kanë inspektuar nga afër inspektimet e punimeve për shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas kryetarit të Bashkisë në gjithë këtë zonë janë 90 familje ato të cilat do të përfitojnë. Kreu i qeverisë premtoi se viti i ri do t’i gjejë këta banorë në banesën e re.

Në kryeqytet janë 870 shtëpi individuale të dëmtuara nga goditja sizmike e Nëntorit 2019 të listuara për rikonstruksion ose rindërtim të plotë.

Tv Klan