Artistja ndez rrjetin me veshjen provokuese

Këngëtarja me fame botërore ,Rita Ora ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjithëve teksa ndau  me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, disa foto ku shfaqet e veshur mjaft provokuese.

Teksa shijon një mbrëmje mes miqsh , 31-vjeçarja  dukej mahnitëse e veshur me një fustan të gjatë të tejdukshëm në ngjyrë blu dhe të verdhë e cila I nxjerr në pah, linjat perfekte.

Ylli i popit i ka lënë pak vend imagjinatës, teksa  ka pozuar edhe në një foto me shpinë,  duke nxjerrë në pah të pasmet e saj.

Këto foto provokuese të këngëtares erdhën pasi 31-vjeçarja performoi pak ditë më parë në festivalin ‘Rock In Rio 2022’ , në Brazil.

Klan News