Një robot vrasës është përdorur nga ushtria ruse për të ekzekutuar 11 terroristë. Siç duket nga këto pamje të publikuara nga ushtria ruse, roboti i komanduar në distancë hyri në një shtëpi në rajonin e Dagestanit, ku strehoheshin një grup militantësh të Shtetit Islamik.

Shërbimet ruse të zbulimit kishin informacione se ata po planifikonin kryerjen e një sulmi terrorist gjatë Botërorit futbollit, që zhvillohet këtë vit në Rusi.

Në shtëpinë e tyre u gjetën bomba e municione, që dyshohej se do të përdoreshin gjatë sulmit. Gjithsesi, ky është një ndër rastet e rralla të përdorimit të teknologjisë së robotëve në operacionet anti-terrorizëm. Më parë ushtria amerikane ka përdorur në disa raste dronë, për të vrarë pjesëtarët e Al-Kaedës në Lindjen e Mesme.

Tv Klan