Në turne do të ketë plot yje dhe një nga më të mëdhenjtë prej tyre është gati të shkëlqejë edhe një herë. Pavarësisht se tani është 39 vjeç dhe luan për një klub në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo mbetet një lojtar i rëndësishëm për Portugalinë. Me përjashtim të ndonjë lëndimi të vonë, Ronaldo pritet të luajë në Euro 2024 duke u paraqitur shumë gjatë fushatës së tyre të shkëlqyer kualifikuese.

Ylli i Al-Nassr shënoi 10 gola në kualifikuese duke u renditur i dyti pas Romelu Lukakut, teksa Portugalia fitoi të gjitha ndeshjet e grupit. Ronaldo luajti si titullar në 9 nga 10 ndeshjet kualifikuese me një mungesë të tij për shkak të pezullimit nga kartonët e verdhë.

Superylli portugez u la në stol gjatë Kupës së Botës 2022, por me sa duket ka rifituar një rol titullar nën drejtimin e trajnerit Roberto Martinez. Ronaldo, ende nuk ka vendosur një afat kohor teksa një vit më parë gjatë kualifikueseve tha se ishte ende i uritur për sukses me Euro 2024.

“Duke vërtetuar se mund të jap një shembull të jetëgjatësisë, në moshën 38 vjeç e gjysmë, mendoj se do të bëj akoma gjëra shumë interesante. Unë ende ndihem i dobishëm dhe mirë. Po vazhdoj të shijoj futbollin, gjë që më pëlqen më shumë.”

Pavarësisht moshës së tij, Ronaldo ka treguar pak shenja të ngadalësimit dhe ka shijuar një tjetër sezon yjor në nivel klubi ku ka shënuar 36 gola për Al-Nassr. Ndërsa fokusi i Ronaldos këtë vit do të jetë në Euro 2024, një paraqitje e mundshme në Kupën e Botës 2026 nuk është përjashtuar.

Legjenda e Portugalisë do të jetë 41 vjeç kur të nisë turneu dhe raportet e shumta sugjerojnë se Ronaldo ka një sy për të luajtur deri atëherë nëse trupi i tij e lejon këtë.

Tv Klan