ronaldo-mendes

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka një zemër të madhe. Këtë e tregon dhurata për martesë që ai i ka bërë agjentit dhe mikut të tij, Jorge Mendes.

Bëhet fjalë për një ishull në Greqi, vlera e të cilit nuk dihet, por sipas britanikes “Metro”, me krizën që ka përfshirë vendin, ishulli më i shtrenjtë kushton rreth 35.5 milionë paundë.

Mediat portugeze shkruajnë se sulmuesi i Real Madrid e bleu këtë ishull pasi e konsideron si dhuratën perfekte për mikun e tij të ngushtë, Mendes. /tvklan.al