Georgina feston ditëlindjen duke shkelur rregullat Covid

Festa e ditëlindjes së 27-të të Georgina Rodriguez e ka përfshirë në kritika Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ai ka shkelur me të dy këmbët rregullat e anti-Covidit.

35-vjeçari i cili mungoi në ndeshjen me Juventusin e çoi të dashurën e tij në vendpushimin e Courmayer, 93 milje larg Torinos, duke kaluar kufijtë midis Piemonte dhe Valle D’Aostam, megjithëse rregullorja ndalon udhëtimet midis qyteteve.

Çifti qëndroi në një hotel që duhej të ishte mbyllur si pasojë e rregullave të koronavirusit, ndërsa Ronaldo dhe Rodriguez u regjistruan gjithashtu në një pistë për ski. Video e shpërndarë në rrjetet sociale u fshi menjëherë. Ronaldo mund të përballet me një gjobë prej 400 euro, shifër e papërfillshme për portugezin, por gjithsesi imazhi i tij dëmtohet./tvklan.al