Wayne Rooney mund të bëhet futbollisti më i paguar në botë. Sipas mediave angleze është gati një ofertë nga një ekip kinez e vlefshme si për Manchester United dhe natyrisht për sulmuesin. 46 milionë euro në vit për Rooney, një shumë e parezistueshme.

Gazeta “Mirror” shkruan se edhe për klubin e tij aktual do të ketë një shpagim, 35 milionë euro. Për ta marrë Wayne Rooney nga Everton në 2004 Manchester United shpenzoi 27 milionë. Merkato në Kinë mbyllet në fund të shkurtit.

Manchester United dhe Jose Mourinho kanë edhe pak kohë për të marrë një vendim përfundimtar për 31-vjeçarin. Kampionati kinez po afron shumë yje të futbollit kohët e fundit. Tevez, Oscar, Hulk apo Lavezzi janë transferimet të bujshme./ TV KLAN