Shqetësimi i maturantëve për regjistrimin në shkollat e larta ka bërë që Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht edhe i LSI, Ilir Meta të thërrasë në takim Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe disa prej anëtarëve të kryesisë se Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë lidhje me botën akademike.

Më pas, LSI mblodhi kryesinë e saj lidhur me këtë çështje. Kryetari Ilir Meta kërkoi bashkëpunim më të ngushtë mes Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve lidhur me situatën ku gjenden maturantët.

Një ditë më parë, deputetja e kësaj force politike, Kejdi Mehmetaj kërkoi ndryshimin e kritereve të pranimit në universitete dhe më shumë reflektim nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Tv Klan