Rregulla të reja për bankat kundër financimit të terrorizmit



Rreziku i parave të pista, të cilat lidhen me financimin e terrorizmit ka shqetësuar të gjitha autoritetet financiare në vend. Banka e Shqipërisë së fundi ka miratuar një rregullore të fortë, e cila vendos masa drastike për bankat që bëjnë transferta bankare apo pranime të depozitave.

Ndryshimi kryesor në procedurën e transfertave të parave është detyrimi i subjektit financiar që të bëjë kontrollin e biznesit apo të personit, që transferon dhe të vërtetojë destinacionin e parave, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndalohet në mënyrë kategorike dhënia e shërbimit për çdo lloj klienti.

Këshilli i Stabilitetit Financiar, ku është pjesë edhe Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave të Pista, Banka Qëndrore dhe Ministria e Financave ka bërë disa mbledhje këtë vit dhe së fundi bordi Drejtues i Bankës ka miratuar një rregullore, e cila ka shkuar të gjitha subjektet që janë të liçesuara për të bërë transferta parash.

Bankat detyrohen që të bëjnë çdo muaj një raport, i cili do të përmbajë të gjitha llojet e transfertave sipas riskut të kategorive: persona të ekspozuar politikisht, organizata jofitim prurëse, kompani dhe individë jo rezidentë dhe firma off shore.

Për herë të parë, institucionet financiare në vend, duhet të miratojnë rregulla të reja edhe në punësimin e stafit, ku përpara se të marrin dikë në punë, duhet të bëjnë kontrollin dhe lidhjet e tij me jashtë.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione