Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 39 vite burg në total Viktor Islamin dhe Ardian Ogiçin. Këta dy persona akuzohen për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Ridvan Lamaj-t, korrikun e vitit 2015 në Sarandë.

Ridvan Lamaj

Krimet e Rënda e kanë gjetur fajtor Viktor Islamin dhe e kanë dënuar me 19 vite burg. I riu nga Puka nuk e ka pranuar akuzën e ngritur duke sqaruar para togave të zeza se nuk ka lidhje me këtë histori.

20 vite burg në mungesë togat e zeza kanë dhënë për Ardian Ogiçin, i cili mësohet se jeton në Belgjikë. Edhe ai me anë të avokatit të tij nuk ka pranuar akuzën para togave të zeza. Sipas avokatit mbrojtës nëse Prokuroria do të kishte prova ta akuzonte klinetin e tij për vrasje dhe jo për rrëmbim personi.

37-vjeçari, Ridvan Lamaj, i cili ishte emigrant në Greqi, dyshohet se u rrëmbye më 17 qershor të 2015 në Sarandë nga dy persona. Që prej asaj kohe policia dhe familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet.

Tv Klan