Të gjithë punonjësit e administratës publike, nëpunësit civilë, punonjësit e aparateve të ministrave dhe kryeministrisë dhe disa institucione të pavarura do të përfitojnë 10% rritje të pagës.

Këshilli i Ministrave ka miratuar që herët në mëngjes 15 vendime ku rritet paga për të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i shtetit, përfshirë këtu edhe pushtetin vendor.

Administrata e bashkive do të përfitojë rritje në nivelin 7%.

Fatura më e lartë e buxhetit të shtetit është për administratën në arsim dhe atë në shëndetësi, për shkak të numrit më të lartë të punonjësve. Mesatarisht, një mësuesi paga do t’i rritet paga me 3500 lekë të rinj në muaj.

Në total, fondi që buxheti i shtetit do të japë për rritjen e pagave këtë vit është 70 milionë dollarë. Në vendimet që qeveria miratoi nuk përjashtohen nga rritja as punonjësit e trupës diplomatike.

Policia e shtetit ka qënë e para që përfitoi rritjen, prej muajit Janar me 17%.

Tv Klan