Papunësia në vend ka shënuar sërisht rritje. Sipas shifrave zyrtare të Istitutit të Statistikave, në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar papunësia për moshën 15-64 vjeç  ishte 17.7% nga 17.5%, që ishte në tremujorin paraardhës. Në rritjen prej 0,2 % të papunësisë krahasuar me tremujorin parardhës , rritjen me të madhe të papunësisë e kanë pësuar femrat me 0.4%, ndërsa papunësia për meshkuj u rrit me  0,1 %.Gjatë tremujorit të katërt 2015 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, shkalla e papunësisë u ul vetëm me 0.1%.

Ajo që bie në sy sipas INSTAT është së shkalla e papunësisë për personat me arsim të mesëm të përgjithshëm është 22,5 % ose 4,8 pikë përqindje më e lartë se niveli mesatar kombëtar.

E lartë është edhe shkalla e papunësisë për personat me arsim të lartë, prej 20,8%.

Ndërsa për personat me arsim të mesëm profesional dhe ato me arsim deri në 8/9 vjeçar, shkalla e papunësisë është 14,6 %.

Shkalla e papunësisë është rritur me 0,06 pikë përqindje për meshkujt dhe 0,35 pikë përqindje për femrat

Papunësia në vend ka shënuar rritje në tremujorin e fundit të vitit që kaloi.

Papunësia është rritur për të dytin tremujor radhazi në tre muajt e fundit të vitit duke u ngjitur në 17.7%, nga 17.5% që ishte në tremujorin e tretë.

Instat ka publikuar anketën e forcave të punës, e cila i bën matjet direkt nga terreni, duke shmangur në këtë mënyrë efektin fikstiv që japin të dhënat administrative (ku raportohet numri i të siguruarve, që u rrit ndjeshëm në treujorin e fundit, pas aksionit anti-informalitet). Rritja e papunësisë ka ardhur kryesisht nga femrat, ndërsa tek meshkujt është raportuar ulje/

Tv Klan