Rënia e Tiranës nga Superliga ka sjellë reagime. Të shumtë janë ata, të cilët mendojnë se është një humbje, ashtu siç ndodhi me emra të tjerë të njohur të futbollit. Ideja është që të ndryshojë formati i Superligës për të rritur numrin e pjesëmarrësve, por për specialistët diçka e tillë duhet të mendohet më parë për të, mos krijuar precedentë.

Faruk Sejdini – Specialist futbollit: 

Unë mendon se duhej parë që një vit përpara, që klubet të ishin të përgatitur, pa krijuar precedentë.

Gazetari Fatmir Mëneri mendon se është vonë për të menduar një zgjidhje të tillë që mund të arrihet vetëm duke ndryshuar statutin.

Fatmir Mëneri – Gazetar: 

“Koha është e pamjaftueshme, por po të bëj përqasjen me partitë politike me kushtetutën, nëse mblidhen të gjithë duke ndryshuar statutin atëherë mund të bëhet. Por kjo mund të arrihet me një argument logjik nga të gjithë klubet”.

Fatmir Mëneri mendon se krijimi i Ligës Profesioniste do të shmangte të tilla probleme. Në sezonet e mëparshëm Superliga ka patur deri në 18 ekipe. Prej sezonit 2014-2015 luhet me 10 skuadra. Të drejtën e ndryshimit të formatit e ka Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tv Klan