Një kamion me targa të Kosovës, u përmbys në rrethrrotullimin e Rrogozhinës rreth orës 01:00 të natës. Kamioni ka qene i ngarkuar me materiale për skrap, të cilat po i dërgonte në Elbasan dhe mesa duket drejtuesi i tij e ka pasur të vështirë të kthehet në rrethrrotullim, ç’ka solli përmbysjen e mjetit.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ky aksident. Materialet e skrapit bllokuan pjesërisht rrugën, ndërsa policia ka nisur procedimet ndaj drejtuesit të mjetit. Sipas informacioneve policore, mjeti me peshë rreth 140 tonë skrap ka qenë me shpejtësi në momentin që ka hyrë në rrethrrotullim. /abcneës.a