Gropat e krijuara në rrugën e Kombit vënë në rrezik përdoruesit e saj. Drejtuesit e mjeteve thonë për ABC News se makinat pësojnë dëmtime sa herë kalojnë në aksin Kukës-Morinë dhe shpesh herë bëhen edhe shkak për aksidente.

Pamjet vijnë nga rruga e Kombit.

Këtu gjendja është përkeqësuar.

Në shtatë urat e papërfunduara gropat sa vijnë dhe zgjerohen.

Drejtuesit e automjeteve detyrohen të devijojnë rrugën për të shmangur dëmtimin e makinave.

Ata thonë se situata është e paprecedentë për një rrugë që kërkon të tjera standarde.

Sipërmarrësit e kontraktuar nga koncesionarët po merren me pastrimin e rrugës dhe përmirësimin e sinjalistikës.

Për mbushjen e gropave nuk është koha e përshtatshme.

Deri në pranverë përdoruesit e rrugës duhet t’i ruhen ndonjë aksidenti të mundshëm.

/abcnews.al