E quajnë “autostradë” rrugën nga Korça në Kapshtiçë, pavarësisht se natën udhëtimi është thuajse i pamundur për shkak të errësirës.

Pak tabela të tilla, të shpejtësisë që i kanë rrezistuar kohës janë të vetmet në 35 km rrugë.

tabele

Sinjalistika fosforeshente mungon plotësisht. Mbrojtëset anësore të mbetura janë jashtë çdo standarti teknik dhe rrezik potencial në rastet e aksidenteve.

Fermerët dhe bizneset të pozicionuara në të dyja anët e rrugës, i kanë hequr për të hapur rrugë kalimi për këmbësore dhe mjetet.

Nënkalimet dhe mbikalimet nuk ekzistojnë. Në vend të tyre kryqëzime vdekjeprurëse. Në gjithë segmentin ka mbi 50 dalje nga rrugët dytësore.

Për gjendjen e kësaj rruge kujdesen vetëm këta pak policë rrugor. Në monitorimin e njollave të zeza aksidentet shënojnë rekord shifrash të frikshme.

policte

Tv Klan