Disa segmente rrugore në qendër të Durrësit janë në gjendje skandaloze, pa asfalt dhe me gropa, duke u kthyer në burim aksidenti. Në shumë prej tyre nuk investohet prej vitesh.

Kjo është rruga “Sule Demneri”, siç shihet edhe nga pamjet, gropat e mëdha krijojnë problem jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët.

Ndërsa në ditë me shi, situata bëhet edhe më e rëndë.

Një tjetër rrugë me infrastrukturë të shkatërruar është edhe Rruga “Doktor Spiro Treska”, për të cilën banorët thonë se në këtë zonë askush nuk është kujtuar për përmirësimin e saj. Jo larg nga qendra e Durrësit, rrugët në periferi janë në të njëjtën gjendje.

 Shumica e rrugëve janë jashtë çdo standardi dhe të çara nga kompani private që merren me shërbime të ndryshme në qytet.

Tv Klan