Mirush Kabashi në kujtimet e vajzës së tij/ 2 muaj pas vdekjes, vjen në jetë Mirush “Junior”

Historia e Mirush Kabashit: Refuzoi të bëhej elektricist dhe ndoqi ëndrrën e aktrimit

Mirush Kabashi u nda nga jeta 4 muaj më parë në moshën 75-vjeçare. Tej trishtimit të madh, për të erdhi edhe një moment nderimi në ditën e tij të lindjes ku ai u nderua me titullin  “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Por pas aktorit të madh, ndodhej historia e një babai, bashkëshorti e djali. Në një rrëfim për “Rudina” në Tv Klan, vajza e tij e madhe, Mendi tregon sa i lidhur ishte babai i saj me Durrësin, me familjen, me miqtë dhe historinë e dashurisë me Lolën.

Më herët ai ka rrëfyer në program se ajo ishte studentja e tij dhe Mendi e plotëson historinë edhe me kujtimet e saj.

Mendi Kabashi: Ka qenë studentja, studentja më e bukur e Akademisë së Arteve. Nuk besoj se kishte femër më të bukur në atë kohë.

Rudina Magjistari: Këtë e thonë…

Mendi Kabashi: E thonë të gjithë.

Rudina Magjistari: Jo vetëm Mirushi si i dashuruar.

Mendi Kabashi: Jo, e thonë të gjithë. Mami është shumë e bukur. Babi thoshte që “për nga bukuria vajzat më kanë ngjarë mua, sigurisht, kanë marrë nga unë”. Kanë qenë të dy shumë… unë kam një miks, kur më thonë që ke buzëqeshjen e babit, mollëzat e babit, ndiej shumë krenari. Ashtu them? Me të vërtetë?

Mirushi dhe Lola u dashuruan gjatë kohës që ai ndodhej  në Korçë për turneun. Vajzat gjithashtu kanë lindur në Korçë, ndërsa vetë ai lindi në Shkodër edhe pse me origjinë ishte nga Gjakova. Më pas ata jetuan në Durrës për një kohë të gjatë e më vonë në Tiranë, por pa i shkëputur lidhjet me Durrësin.

Në gjimnaz, Mirushi spikati si aktor, por babai i tij i cili ishte shkolluar në “Harry Fultz” kishte plane të tjera që i biri ‘u kujdes’ t’i përmbyste.

Mendi Kabashi: Në kohën që gjyshi ka dashur ta fusë në rrugën e… gjyshi ka qenë inxhinier elektrik dhe donte që babi të bëhej elektricist, jo aktor, nuk bëhej fjalë për aktor. Ai ndërkohë kishte spikatur dhe e merrte me vete, me atë kapelen e elektricistit dhe ai dueht të bënte këto kanalet, kanalizimet, ku duhej të shkonin kabujt dhe me kast, im atë i bënte më të ngushta dhe tim gjyshi i duhej që t’i bënte nga fillimi dhe tha ”ky nuk është për këtë punë” dhe hoqi dorë. Ka qenë strateg që në atë kohë.

Rudina Magjistari: I ka llogaritur mirë në mënyrë që të plotësonte ëndrrën e tij për t’u bërë aktor.

Mendi Kabashi: E vërteta është që atij vetëm kjo mundësi iu dha se ishte i treti nga vëllezërit dhe i vetmi kusht që të vazhdonte shkollën e lartë se nuk lejohej se kishim njollë në biografi, i vetmi kusht ishte që ai të bëhej aktor sepse ishte spikatur që atëherë me disa shfaqje dhe e donin aktor ose asgjë. Ishte fati, ishte e shkruar.

Mirush Kabashi si baba në kujtimet e së bijës, Mendit: Nuk donte të bëhesha aktore

Në rrëfimin e saj për të atin, Mirush Kabashin në “Rudina” në Tv Klan, Mendi ndalet te raporti i tyre si babë e bijë. Mes fotografive të pashfaqura më parë, ajo ndan kujtimet e saj me të, dimensionet e Mirushit dhe si e kishte ndërtuar aktori lidhjen me vajzat e tij. Bisedat e tyre ishin gjithnjë të gjata, të mbushura me eksperiencën e tij të jetës që nuk hezitonte kurrë t’ua përçonte vajzave.

Mendi Kabashi: Mirushi ka ardhur në disa dimensione si baba. Unë për shembull e kisha shok, kishte momente që ai ishte shumë i sertë. Kaloi edhe në faza, ishte shumë kërkues ndaj të dyjave ne. Na ka rritur të dyjave me ndjenjën e përgjegjësisë në moshë shumë të vogël, shumë të re. Ne bënim biseda shumë të gjata bashkë, i kërkonim mendime njëri-tjetrit. Mendimet që kam marrë më për bazë kanë qenë mendimet apo këshillat e tim eti megjithëse duket utopike që të marrësh këshillat e babait sepse vjen një moshë adoleshence ku ti mendon që vetëm prindërit e tu e kanë gabim. Jo, nuk ka qenë kështu sepse unë kam ikur edhe e re, 17 vjeçe dhe ai malli ka qenë konstant nga të dyja anët, si babi për mua, edhe unë për babin e mamin. Në kohën që unë kthehesha, kemi pasur shumë biseda bashkë, shumë kohë për t’i treguar gjëra njëri-tjetrit. Ka qenë vërtet e bukur sepse kishe çfarë dëgjoje, kishte gjithmonë diçka për të thënë, ndante eksperienca nga jeta e tij dhe ajo ka qenë pjesa që merrje shumë për bazë sepse kur të thonë do të mësosh nga gabimet e tjetrit është pikërisht kur ai ndan eksperiencën dhe ai nuk e kishte problem, e ndante.

Por ndryshe nga ai, Mirushi nuk dëshironte që Mendi të bëhej  aktore. Ai e pa talentin e saj  në gjimnaz kur përgatitej për të recituar një poezi dhe arriti t’i përçonte emocion, por donte që e bija të ndiqte një rrugë tjetër.

Mendi Kabashi: Më vonë më ka thënë mami, tani së fundmi ma ka komentuar edhe mua dhe ai ishte shumë i impresionuar prej teje se nuk i bënte gjëraat e mëdha shumë, ishte fjalëpakë, nuk e shprehte dashurinë me fjalë, e kishte gjithmonë me vepra. Më tha unë nuk dua që ti të vazhdosh për aktrim dhe nuk do të kesh mbështetjen time sepse unë nuk besoj që ajo është rruga e duhur për ty. Nuk dua të bësh kompromise me veten, do humbësh vetveten.

Rudina Magjistari: Pse nuk donte?

Mendi Kabashi: Pikërisht për këtë sepse ai nuk donte që unë të humbja vetveten dhe Akademia mbrapa ka qenë  pikërisht për motivin se më shihte mua si të brishtë, të thyeshme në kuptimin shumë e ndjeshme,shumë, tej mase e ndjeshme, unë vazhdoj të jem e ndjeshme por jo në masën që kam qenë dhe Akademia për të ishte gjithmonë ajo pjesa ka qenë mbi të gjitha, përpos faktit që unë mbarova jurisprudencë dhe kishte prestigjin që kishte, do më formonte si karakter, do më forconte si karakter dhe do të më bënte më gati për t’u përballur me këtë botën e ashpër që është sot.

Horoskopi për javën 22-28 Prill/ Meri Shehu jep yjet dhe këshillat për shenja

Nga një javë e rëndësishme tek një tjetër. Kështu paralajmëron edhe këtë të hënë astrologia më e famshme në Shqipëri Meri Shehu. E ftuar te “Rudina”, ajo thotë se këtë javë do të zbulohen shumë të fshehta e intriga.

“Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për faktin se kemi hënën e plotë të muajit në Akrep, e cila lidhet me Plutonin shumë fuqishëm, që nxjerr në sipërfaqe gjëra të reja që nuk dimë. Plus dhe Dielli sapo është futur në Dem. Bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe përsëri është një javë që do zbulohen shumë të fshehta dhe intriga. Në fund të javës Mërkuri nga i kundërt kthehet i drejtë dhe ky është një lajm që duhet ta kemi parasysh, që është në Dash”.

Ashtu siç paralajmëroi edhe të hënën e shkuar, astrologia tha se java që lamë pas, por edhe kjo e hënë shënojnë ditët më të rëndësishme të vitit.

“Ishte nga javët dhe vazhdon të jetë edhe sot, nga ditët më të rëndësishme të vitit, sepse siç e thamë, Jupiteri, planeti i fatit dhe Urani janë takuar në Dem. Tani për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të demëve, akrepëve, ujorëve dhe luanëve, do të ketë ndryshime të papritura të fatit, që mundësisht janë me rezultate pozitive. Por ky efekt do ndjehet tek shumë persona, te të gjithë pothuajse dhe janë ndryshime të mëdha që sjell fati në jetën në tonë, përreth një periudhe 14-vjeçare. Do japë nuancat, jo se kjo ditë vendos”.

Meri Shehu zbuloi edhe yjet për secilën shenjë për këtë javë. Kështu sipas saj, Dashi vlerësohet me 3 yje, Demi me 2 yje, Binjakët me 2 yje, Gaforrja me 3 yje, Luani me 4 yje, Virgjëresha me 4 yje, Peshorja me 3 yje, Akrepi me 5 yje, Shigjetari me 3 yje, Bricjapi me 3 yje, Ujori me 5 yje, Peshqit me 3 yje.

/tvklan.al