#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rrëfehet Anita Haradinaj/Largimi nga “Dance Albania”, lidhja me fëmijët dhe Ramushi

Qendra e Gjirit “Hygeia”, Qendër ekselence për trajtimin e Kancerit të Gjirit

Rudina – Live nga New York/ Si ka ndryshuar jeta e Anjeza Brankës

“Nuk më mori në telefon për tre ditë”, Anita zbulon shkakun e “konfliktit” me Ramush Haradinaj

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan, Anita Haradinaj ishte këtë të mërkurë në një intervistë në emisionin “Rudina”.

Ajo u largua nga spektakli këtë të hënë për shkak të problemeve shëndetësore, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur, të cilën e ka shijuar shumë, por që nga ana tjetër kërkon edhe shumë sakrificë.

Anita ka treguar se si e ka pritur pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj, i cili në fillim e kishte mbështetur, por kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.

Rudina Magjistari: Jam kurioze bashkëshorti, Ramushi, cilat kanë qenë përshtypjet e tij, opinionet, kur të ka parë? Cili ka qenë kërcimi që i ka pëlqyer?

Anita Haradinaj: Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te “Dance Albania”, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”.  Se filluan të  shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet…

Djalin e gjente dhe e linte në gjumë. Anita Haradinaj: Natën nisesha që të mos humbisja provat

Anita Haradinaj ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar se si e përjetoi ajo eksperiencën e saj në “Dance Albania”. Anita tregon se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë pavarësisht se ka qenë edhe e lodhshme pasi duhej shumë punë.

Ajo ka treguar edhe se si për shkak të spektaklit e takonte djalin e saj të vogël shumë pak, vetëm një ditë dhe se kur shkonte e gjente në gjumë, e largohej sërish kur ai flinte.

Rudina Magjistari: Si e kishe organizuar javën, jam kurioze. Për sa kohë u zhvendose këtu gjatë javës, sa shpesh shkoje ti në shtëpi?

Anita Haradinaj: Unë kryesisht pas spektaklit, të hënave i hipja makinës dhe shkoja në shtëpi. Por arrija vonë.

Rudina Magjistari: Të hënën në mbrëmje, sapo mbaronte spektakli?

Anita Haradinaj: Po. Por arrija vonë dhe djalin e vogël, se ata dy të rriturit nuk i kam në shpi, janë në konvikt, të voglin e kam në shtëpi, atë natë nuk e takoja se ai ishte në gjumë. Të nesërmen ishte në shkollë. Kur vinte rrija me atë, i gatuaja, e merrja ta argëtoja t’i bëja pak qejfin. Pastaj kur atë e zinte gjumi atë, prapë natën, unë nisesha dhe të vija këtu të mërkurën që të mos humbisja më shumë ditë të provave.

Rudina Magjistari: Pra vetëm një ditë?

Anita Haradinaj: Po, të isha balerinë e mirë, unë për një ditë do i mësoja…