Qyteti rus i Orenburgut po përballet me një rritje të paprecedentë të nivelit të ujit pasi lumenjtë kryesorë anembanë Rusisë dhe Kazakistanit kanë dalë nga shtrati.

Përmbytjet ka detyruar mbi 110,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në malet Urale të Rusisë, pasi lumenjtë kryesorë si Urali, i cili rrjedh përmes Kazakistanit në Detin Kaspik, ka shkatërruar argjinaturat.

Banorët në qytetin e Orenburgut shprehen se ujërat e Uralit u rritën shumë shpejt duke i detyruar ata të iknin vetëm me fëmijët e tyre, kafshët shtëpiake dhe disa sende. Ata kanë shprehur zemërimin sesi zyrtarët lokalë e kanë trajtuar situatën, duke kërkuar kompensim më të madh dhe ndihmë nga presidenti Vladimir Putin.

“Kur uji filloi të hynte në shtëpinë tonë paketuam gjithçka. Ne nuk kemi polici, as roje sigurie, as njeri këtu. Ne po ruajmë shtëpitë tona dhe parcelat fqinje. Ku mund të shkojmë? Askund.”

Përmbytjet kanë goditur më keq Uralet e Rusisë dhe Kazakistanin verior, megjithëse ujërat po rriten gjithashtu në pjesët jugore të Siberisë Perëndimore.

Përmbytjet e pranverës janë një pjesë e zakonshme në të gjithë Rusinë, e cila ka një zonë të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Australinë së bashku, pasi bora e dimrit shkrihet, duke fryrë disa nga lumenjtë të Rusisë dhe Azisë Qendrore.

Këtë vit, një kombinim faktorësh shkaktoi përmbytje jashtëzakonisht të rënda, që sipas autoriteteve kjo është katastrofa më e rënde në 80 vitet e fundit. 

Klan News