Për ditë të tëra Rusia dhe Kazakistani po përballen me përmbytje të paprecedenta që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Niveli i ujit në lumin Tobol rreth qytetit të Kurganit në Uralet jugore të Rusisë ka tejkaluar nivelin e rrezikshëm.

Lumi Tobol pranë kufirit me Kazakistanin, u rrit me 123 cm në 24 orët duke arritur në 865 cm. Në qendër të Kurganit, sirenat e evakuimit bien çdo dy orëduke i kërkuar banorëve që të  largohen. Zyrtarët thanë se lumi arrin një nivel “rrezik” pasi kalon 850 cm. Më shumë se 660 shtëpi banimi janë përmbytur në rajon në 24 orët e fundit. Banorët e 14 vendbanimeve rreth rajonit Tyumen në Siberinë jugperëndimore u evakuuan gjithashtu pasi lumi Ishim po kalon pragun.

Nivelet e ujit në lumenjtë rreth rajoneve të Rusisë dhe rajoneve jugperëndimore të Siberisë, si dhe në zonat ngjitur me Kazakistanin, rrezikojnë gjithashtu të arrijnë maksimumin. Numri i përgjithshëm i njerëzve të evakuuar nga shtëpitë e tyre është rritur në 200,000. Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev teksa takoi banorët e evakuuar të zonave të përmbytura  tha se Kazakistani dhe njerëzit e tij po përballeshin me një fatkeqësi të shkallës kombëtare dhe premtoi se qeveria do të sigurojë kujdes dhe ndihmë për të gjithë të prekurit. Fatkeqësia është shkaktuar nga shkrirja e shpejtë e borës duke bëre që digat të shpërthejnë duke shkaktuar një katastrofë mjedisore dhe jo vetëm.

Klan News