Përpara nisjes në qytetin suedez të Malmos aty ku edhe do të mbahet Eurovision-i përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan u shpreh para gazetarëve se e rëndësishme është të dëgjohet zëri i Izraelit dhe pengjeve që mbahen në Gaza. Disa orë përpara provave të para në skenën e Eurovision-it këngëtarja theksoi se do të përfaqësojë Izraelin me krenari.

Konkursi zhvillohet në Malmo nga 7-11 Maj dhe pritet të tërheqë 100,000 vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë. Autoritetet suedeze po përgatiten të presin konkursin i cili këtë vit pritet të ndiqet nga 200 milionë njerëz në mbarë botën, por vizitorët përballen me siguri të shtuar mes protestave të planifikuara për pjesëmarrjen e Izraelit.

Fokusi pritet të jetë tek konkurrentja izraelite Eden Golan dhe kënga e saj, ndërsa nuk do të mungojnë as protestat pro Palestinës.

Teksti i këngës u ndryshua gjatë muajit mars pasi organizatorët e  Eurovision e refuzuan pasi versioni i parë kishte përmbajtje politike.

Klan News