Me kaq pasion dhe vendosmëri sa në rolet e saj, Salma Hayek u ka bërë thirrje aktorëve meshkuj të shkurtojnë pagat e tyre në emër të barazisë gjinore. Në mesin e 82 aktoreve që protestuan në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, ajo tha se tarifat e fryra që kërkojnë yjet meshkuj të kinemasë, nuk lënë shumë para për partnerët e tyre në film.

E njohur për rolet e saj epikë në filmin Frida dhe Desperado, Hayek kërkoi të njëjtën gjë edhe nga producentët, që të zvogëlojnë hendekun e madh të pagave meshkuj-femra.

Nëse ata nuk bëjnë këtë sakrificë, atëherë barazia do të jetë e vështirë, tha 52-vjeçarja meksikane

Për Hayek, burrat tashmë janë të tmerruar nga reagimet kundër ngacmimeve seksuale, por presioni për barazi duhet të vijojë me këmbëngulje.

Tv Klan