Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut, Samsung, është shprehur se do të vonojë shitjet e 2.5 mln pajisjeve Galaxy Note 7, për shkak të baterisë që tej-nxehet.

Janë raportuar qindra raste, bateritë e të cilëve marrin flakë.

Mendohej se Galaxy Note 7 do të ishte në vitrinë më 28 shtator, por nga njoftimi i Samsung, mendohet të dalë në qarkullim rreth datës 1 tetor. _90995808_burntnotearielgonzalez

Më 2 shtator, Samsung tha se do e ndalonte shitjen e telefonave dhe ofroi t’i zëvendësonte me të rinj ato që ishin shitur.

Momentin e daljes së telefonit të ri. Kjo ngjarje ka ndikuar në tërheqjen e 10 tregjeve. Në Korenë e Jugut rreth 200.000 konsumatorë ua kanë kthyer mbrapsht pajisjet të gjithë atyre që i kanë blerë.

Reuters raportoi se tregjet ku telefoni do të jetë në dispozicion për shitje gjatë muajit tetor janë Australia dhe Singapori.

Një numër i madh linjash ajrore globale, kanë ndaluar përdorimin dhe karikimin në avionët e tyre.

Telefoni celular është lançuar zyrtarisht në 19 gusht dhe është pritur mirë nga kritikë dhe konsumatorë./tvklan.al