Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vijuar edhe ditën e martë zbatimin e planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në datë 01.08.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mallkuq, Njësia Administrative Bubq u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 52 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është  A.U. 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mafsheq , Njësia Administrative Cudhi u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 71 bimë kanabis.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal./tvklan.al