Pas kërkesës për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, themeluesi i kësaj force politike, Arben Imami dhe ish –nënkryetarja e saj Jozefina Topalli, u panë në një kafe të njohur në Tiranë së bashku me ish –nënkryetarin Astrit Patozi, ish-ministrat Majlinda Bregu dhe Ridvan Bode dhe deputetet Keltis Kruja e Dashnor Sula.

Burime nga takimi bënë të ditur për Tv Klan se Patozi, Bregu, Bode e Kruja janë ftuar nga Imami e Topalli për të diskutuar një shqetësim të përbashkët që ata ndajnë për gjendjen e Partisë Demokratike.

Nuk dihet nëse është marre ndonjë vendim në ketë takim informal, por Tv Klan mëson se është rënë dakord që diskutimet mbi situatën ku gjendet partia dhe mënyrat pre ta nxjerre atë nga kjo gjendje, do të vazhdojnë mes tyre.

Tv Klan