Sulmuesi: Mjekët më thanë se është në të mirën time

Sergio Aguero lë futbollin e luajtur. Gjithçka erdhi pas problemeve me zemrën që u zbuluan në takimin e La Liga me Alaves më 30 Tetor të këtij viti. Sulmuesi argjentinas e sqaroi vendimin e tij këtë të mërkurë në konferencën e mbajtur në “Camp Nou”.

“Kam vendosur të lë futbolbollin profesionist. Është një moment i vështirë, por jam i lumtur për vendimin që ka marrë. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Shëndeti është parësor për mua dhe pas problemit që pata para 1 muaj e gjysmë mjekët më thanë se është në të mirën time të mos luaj më”.

Sergio Aguero tha se kishte bërë përpjekjet maksimale për të kuptuar, nëse ekzistonte ende mundësia që të mos braktiste futbollin. 33-vjeçari ka shënuar 385 gola me Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona pa harruar këtu edhe 42 me Argjentinën.

Tv Klan