Vetëm tri ditë pasi u dhunua dhe u godit nga persona ende të paidentifikuar pranë banesës së tij, shefit të policisë kufitare të Triportit në Vlorë, i japin një tjetër paralajmërim.

Makinës së tij tip “Skoda”  iu fu flaka rreth orës 3:40 të mëngjesit në lagjen “Pavarësia”.Hetimet paraprake të policisë kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo pasi vetura është djegur tërësisht në pjesën e përparme.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendin e ngjarjes nuk mundën të bënin më tepër për të shpëtuar mjetin. Tri ditë më parë shefi i Policisë Kufitare në Tripoprt, Sadik Ceka u godit me leva nga tre persona pranë banesës së tij në lagjen “1 maji” të qytetit të Vlorës.

Burime nga policia pohojnë se pista kryesore e hetimeve është ajo që lidhet me detyrën e 49-vjecarit Ceka. Që prej vitit 2014 ai mban postin e shefit të policisë kufitare pranë Triportit në Vlorë. /Tv Klan