Një pjesë, të krijuara me produkte të riciklueshme

Edhe sot ndonëse jo në Teatër të Kukullave, artisten Shegushe Bebeti, e shohim të rrethuar mes kukullave, kësaj radhe jo më në skenë, por në ekspozitën e saj personale. Nuk flasin më përmes shfaqjeve me përralla, por nëpërmjet kësaj ekspozite. Janë krijime të Shegushe Bebetit, disa prej të cilave janë shfaqur dhjetëra herë për fëmijët në disa qytete dhe disa të tjera, të krijuara së fundmi me produkte të riciklueshme.

Të gjithë fëmijët mund ta krijojnë vetë kukullën e tyre, është kjo ajo çka artistja do t’i mësoj publikut të vogël.

“Dua t’i tregoj fëmijëve që ata mund ta krijojnë vetë kukullën e tyre, madje po bëj edhe disa workshop-e në disa shkolla për t’i mësuar si ta krijojnë me produkte që i gjejmë fare lehtë në shtëpi. Këtë dua ta tregoj veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi t’i blejnë.”

Jo vetëm fëmijët, por edhe ata që janë rritur në Teatër me Shegushe Bebetin, janë kthyer për të parë këtë ekspozitë, duke rikthyer një emocion të veçantë për të.

Edhe këto kukulla të krijuar rishtas, do të flasin në një shfaqje shumë të pëlqyer për fëmijët, Hansel dhe Gretel. Ekspozita në Galerinë Zeta do të qëndrojë e hapur deri më 20 Mars.

Tv Klan