Një konflikt për çështje pronësie ka degjeneruar në përplasje fizike mes 4 personave në Ksamil të Sarandës.

Burime zyrtare sqarojnë se F. Pollo, 38 – vjeç dhe D. Pollo, 40 – vjeç kanë konfliktuar me K. Ziflaj, 33 – vjeç, A. Ziflaj, 28 – vjeç.

Fillimisht palët janë përplasur në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë.

Kjo ka bërë që të katërt të përfundojnë në pranga./tvklan.al