Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur në fshatin Karbunarë të Lushnjes. Sipas policisë, në konflikt u përdorën sende të forta dhe mjet prerës.

Për pasojë mbeti i dëmtuar një 29-vjeçar me iniciale D.S., i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lushnjes bashkë me 2 persona të tjerë të përfshirë në konflikt, A. H. dhe E. M.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, J.S. dhe M.S. që ishin të përfshirë në konflikt.

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/tvklan.al