Një sherr mes dy grave në Lushnje degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja bëhet e ditur nga policia, e cila thotë se nisi hetimet në gjendje të lirë për një 49-vjeçare, pasi kjo e fundit goditi me gërshërë një 52-vjeçare. Fatmirësisht gruaja pësoi dëmtime të lehta. Shkaqet e sherrit mbeten të paqarta

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta”, tha policia e Lushnjes në një njoftim të shkurtër për rastin./tvklan.al