Ndërtimet pa leje në sheshet e trageteve në portin më të madh bregdetar në qytetin e Durrësit, do të prishen nga Policia Ndërtimore. 13 ndërtime zënë gati të gjithë sipërfaqen pasi këtu do të ngrihet një terminal i ri tragetesh me financimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ka qenë përfundimisht Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Durrësit i cili ka vendosur për prishen e këtyre ndërtimeve ku do të ndihmojë edhe Policia Ndërtimore./tvklan.al