Të ftuar:

Suela Demiri – gazetare/moderatore

Teuta Doçi – sipërmarrëse

Irena Shanaj – psikologe

Gazmend Agai – gazetar

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Bërxolla të pjekura në tost

Bërxolla 1 për person

Marinimi

Vaj + pak hudhër pluhur
Piper i zi
Sherbel
1 lugë çaji uthull
Kripë pas pjekjes

Vendosim bërxollat në dërrasen e punës në një tas të vogël vendosim vajin + një majë luge hudhër pluhur + 1 lugë çaji uthull i përziejmë mirë dhe ndihmën e një furçeje i lyejmë mirë nga të dy anët. I vendosim në një pjatë e më pas i pudrosim lehtë me piper të zi dhe sherbel të grirë hollë i vendosim të gjithë bërxollat në pjatë i mbulojmë me celefon dhe i lëmë të marinuara për 2-3 orë në frigorifer.

Ngrohim tostierin në maksimum dhe vendosim bërxollën të piqet e shohim kur mishi ndryshon ngjyrën. Afërsisht deri në gjysmën e trashësisë së mishit ndryshojmë ngjyrën, afërsisht derisa gjysmën e trashësisë së mishit nga dy anët e largojmë, e vendosim në një pjatë e spërkasim me pak kripë dhe e mbulojmë për pak minuta në letër alumini. E servirim me patate furre ose me sallatën që preferoni.

Sallatë me kus-kus dhe perime të freskëta

1 filxhan çaji kus-kus
1 filxhan çaji ujë të valuar
Kripë dhe pak vaj ulliri
1 tuf majdanoz
3 qepë të njoma
1 domate të madhe
1/2 kastravec
2 speca mix ngjyrë të verdhë dhe të kuq
1/2 lëng limoni
1-2 lugë gjelle uthull
3 lugë gjelle vaj ulliri

Në një tas vendosim kus kusin, shtojmë në të pak kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë në tas 1 filxhan çaji ujë të valuar, e përziejmë më pas mbulojmë tasin për 10 minuta. Domatet, specat, kastravecin i presim në kubik të vegjël, qepët në unaza të holla dhe po ashtu majdanozin të grirë hollë. Të gjitha perimet e prera i vendosim në një tas të vetëm.

Në një tas të vogël vendosim lëngun e limonit + uthullën + 2-3 lugë gjelle vaj ulliri e përziejmë mirë dremingun dhe shtojmë tek perimet. I përziejmë mirë, zbulojmë kus kusin, e thermojmë atë me majën e pirunit dhe më pas shtojmë në të perimet e marinuara, i përziejmë mirë me kus kusin dhe gjithashtu është gati për ta servirur.

Krepa me kopër dhe djathë

3 vezë
Kripë
500 ml qumësht
225 gr miell
30 gr gjalp (të tretur)
1 tuf kopër
60 gr djathë të verdhë që shkrinë
Pak vaj

Në një tas vendosim 3 vezë të plota pak kripë dhe i përziejmë me tel dore, shtpjmë në të 300 ml qumësht e më pas 200 gr miell. Shtojmë përsëri 200 ml qumësht dhe 30 gr gjalpë të shkrirë. Grijmë shumë hollë mirë. Në fund shtojmë djathin e grirë e përziejmë mirë dhe atë e më pas lyejmë tiganin me vaj. E nxehim mirë dhe shtojmë në tigan nga 1 garuzhde brumë dhe e pjekim atë sa të shkëputet lehtë nga tigani e kthejmë duke e pjekur mirë nga dy anët duke mos i dhënë ngjyrë të errët.

Gëzim, qetësi, lidhje sociale, çfarë na sjellin kafenetë?

A mund të quhen kafenetë, vende të “përjetshme” komoditeti?