Një nga kështjellat më të njohura në Skoci ka dalë në shitje. Kjo e fundit është në treg për një vlerë rreth 8 milionë Paund. Kështjella skoceze është e lidhur ngushtë me Mbretëreshën Mary, pasi ajo për një kohë të gjatë ka jetuar në të. Kjo kështjellë daton që në vitin 1789, periudhë kjo kur të gjithë u impresionuan me kalanë.

E ideuar nga arkitekti Robert Adam, kështjella është e vendosur në 13 hektarë hapësirë dhe ka 13 dhoma gjumi. Gjithashtu, kopshtet e “Seton” janë magjepsëse dhe kujdesi për to nuk mungon edhe pse nuk ka një pronar aktual.

Agjentët e shitjes kanë treguar se në kështjellë po bëhen rinovime, por në përgjithësi orenditë dhe stili ekzistues i përdorur në dekorim mbetet original. Pronarët e saj të rinj do të jenë në gjendje të zbulojnë shkallët, dyert, dritaret dhe muret e fshehta. Studiuesit shprehen se kështjella është pa diskutim një nga arritjet më të mira të Robert Adam.

Deri në vitin 2007 kjo kështjellë ka qenë në pronësi të Stephen Leach, i cili shprehet se 12 vitet e kaluara në një ndërtesë të tillë janë të paharrueshme, por është koha për të dorëzuar çelësat për një kapitull të ri të Seton.

Klan Plus