turistet ceke

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Dukagjin të Shkodrës.

2 turistë çekë që udhëtonin drejt  Thethit kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Policia njoftoi fillimisht se automjeti i tyre tip Nisan ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Prekal dhe është rrëzuar në humnerë.

Të njëjtat burime thanë se trupat e turistëve, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, janë dërguar në spitalin rajonal të shkodrës.

Por pista e aksidentit është sfumuar me kalimin e orëve pasi Policia e Shkodrës njoftoi se po ndjek edhe një një tjetër drejtim për zbardhjen e ngjarjes.

Ajo dyshon se dy turistët janë vrarë me armë zjarri dhe më pas janë grabitur. Dyshohet se makina me trupat e viktimave është rrëzuar qëllimisht në humnerë për të fshehur gjurmët.

Dyshimet janë shtuar pasi policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja kallashnikovi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet dhe kanë rrethuar zonën. Dyshohet për një grup personash që grabisin turistët në këtë zonë.

Tv Klan