Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është shoqëruar nga policia për në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Lajmi u konfirmua për 

Klan Kosovën

nga Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës

,

Flora Ahmeti, që sqaroi se shoqërimi i Ymerit ka të bëjë me rastin e rrahjes së deputetit Bekim Haxhiu, Kamishit.

“Policia e ka shoqëruar atë deri në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën që kanë”,

 u shpreh Ahmeti.

Kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri, deputeti i këtij subjekti politik, Rexhep Selimi, ish – deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi akuzohen për sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 28 Qershor të vitit 2012, gjatë pushimit pas një debati në parlamentin e Kosovës. /tvklan.al