Kule: Maturantët të presin spostimin e vijës së kuqe, disa janë shpallur fitues në disa degë. Nisja e universiteteve më 17 Tetor, e vonuar

Shpallen maturantët fitues në universitete. Pasi të njihen me listat e fituesve maturantët kanë afat një ditë për ankimim, më 1 Shtator.

Fitues janë kandidatët e përcaktuar deri te vija e kuqe e vendosur në varësi të kuotave. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule ka sqaruar hapat që duhet të ndjekin maturantët.

Kule ka kritikuar vendimin e ministres së Arsimit Evis Kushi për të nisur vitin e ri akademik 2022-2023 më 17 Tetor.

Regjistrimi i fituesve të raundit të parë në universitetet do të bëhet online në portalin U-Albania, në periudhën 2-15 Shtator. Në këtë raund kanë paplikuar 21 mijë maturantë, duke pësuar një reduktim me 8.7% në krahasim me vitin e shkuar që ishin 23 mijë.

Klan News