Një gjykatë në Bordeaux të Francës ka shpallur fajtorë dy shqiptarë, të akuzuar si kokat e një rrjeti prostitucioni.

Tom Çapja dhe bashkëpunëtorja e tij Jonida Sefa, përgjatë viteve 2013 dhe 2016 mbushën rrugët e Bodeaux me prostituta shqiptare, të cilat kontrolloheshin prej tyre. Vetë Çapja dhe Sefa bënin pjesë në një rrjet të organizuar kriminal.

Sipas mediave franceze, policia ra në gjurmët e dy shqiptarëve pas të paktën 3 ankesave për vajza të reja që ushtronin profesionin e prostitucionit në rrugët e qytetit francez, në Qershor të 2016 -ës./tvklan.al