Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë të gjithë Kaliforninë kanë detyruar Presidentin amerikan Donald Trump që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka akuzuar zyrtarët për keqmenaxhim të situatës dhe që nuk kanë marrë asnjë masë teksa zjarret përfshijën këtë shtet çdo vit.

Erërat e fuqishme si dhe temperaturat mbi 40 gradë po i zhvendosin flakët drejt zonave të banuara. Mijëra njerëz janë detyruar që të lënë shtëpitë e tyre në një kohë mjaft të vështirë kur edhe pandemia e Covid-19 po agravohet gjithnjë e më shumë.

Deri më tani 6 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë plagosur si pasojë e flakëve të fuqishme. Tre komplekse të mëdha janë djegur tërësisht në zonat rurale. Disa prej pemëve të mijëravjeçare të llojit sekuoja janë në rrezik të digjen. 

Guvernatori Gavin Neësom ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Neësom i kërkoi Kanadasë dhe Australisë furnizime dhe mbështetje.

Mbi 14 mijë zjarërfikës nga Kalifornia dhe 10 shtete të tjera amerikane janë vendosur në dizpocion për të shuar flakët. Autoritetet kanë ngritur tenda individuale për njerëzit të cilët janë detyruar të largohen për të mos lejuar grumbullime si pasojë e koronavirusit.

Si çdo vit, Kalifornia përballet me këtë lloj situate ku zjarret kanë vrarë qindra persona dhe kanë shkaktuar dëme të pallogarishtshme materiale.

Klan Plus