Tre shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal, janë arrestuar në Greqi gjatë një aksioni anti-drogë të policisë greke. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 25, 41 dhe 49 vjeç, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në disa lagje të Athinës.

Ata u kapën me 45 kg kanabis të ndarë në disa pako dhe të fshehur në një makinë, që është sekuestruar nga policia. Sipas dyshimeve paraprake të Policisë së Athinës, droga ishte trafikuar nga Shqipëria drejt Greqisë.

Mendohet se ky grup kriminal kishte trafikuar edhe herë të tjera drogë nga vendi ynë drejt shtetit grek, e që më pas shitej në Athinë. Të arrestuarve iu sekuestruan gjithashtu edhe 1650 Euro dhe 2400 Lekë. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë publikë.

/tvklan.al