Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në katin e katërt të një pallati në Patos. Si pasojë e shpërthimit apartamenti në fjalë është përfshirë nga flakët.

“Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët”, njoftoi policia.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e menjëhershme të flakëve falë ndërhyrjes. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Informacioni paraprak

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

/tvklan.al