Në emsionin “E ardhmja është vajzë” që transmetohet në Televizionin Klan Plus është e ftuar këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi. Mes emocioneve të forta, artisja ka ndarë më të gjithë copëza nga jeta e saj. Momente të bukura, por dhe nga ato jo dhe aq të lehta, Enxhi ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer më shumë detaje përtej jetës profesionale.

Këngëtarja ka treguar se divorci i prindërve është një ndër gjërat që i dhemb më shumë pasi kur sheh familje të bashkuara që i kanë të dy prindërit, e ka shumë të vështirë të “rrëmojë” në ndjenjat e saj.

Enxhi Nasufi: Do të doja të ndalesha tek divorci i prindërve. Isha në një moshë kur gjërat kalohen ndryshe, isha vetëm 6 vjeç. Më të vështirë e kam tani, jo ta pranoj divorcin e mamit dhe të babit sepse nëse dy njerëz nuk janë të lumtur bashkë, jam shumë pro të vazhdojnë jetën e tyre dhe fëmija të rritet më i shëndetshëm. Por e kam më të vështirë që të shkoj dhe të rrëmoj tek ndjenjat e mia. E kam më të vështirë kur shikoj një familje që i ka të dy prindërit./tvklan.al